Një aksident është regjistruar këtë të hënë në Malësinë e Shkodrës.
Policia vendore njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Theth, ku një turist spanjoll me inicialet A. S., 27 vjeç, duke drejtuar motorin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
“Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve”, sqaroi policia vendore.
Në vendngjarje shkoi Policia Rrugore dhe grupi hetimor, që po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve.