Një 56-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur paraditen e sotme në Memaliaj.
Mësohet se 56-vjeçari Adem Hada ka qenë duke udhëtuar me motor dhe dyshohet të ketë dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Krahës – Zhulaj ndërsa 56-vjeçari nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al