Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou.
Mësohet se 17-vjeçari me banim në Oropou ka qenë duke udhëtuar me motçikletë kur është përplasur me një automjet. 17-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Gennimatës, por për shkak të plagëve të marra mëngjesin e sotëm, i riu shqiptar ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i makinës pasi ka aksidentuar të riun është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar më vonë nga autoritetet greke. Sakaq, nga policia greke është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe ai është një 30-vjeçar nga Shqipëria, banues në zonën e Avlonës, në Greqi./Opinion.al