Gjatë paradites së sotme moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe shirat e pakët kryesisht në zonat perëndimore. Orët e mesditës dhe kryesisht pasdites sjellin zhvillim të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve të shiu në të gjithë vendin dhe here pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe rrebeshe.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e forte në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 6 ballë./Opinion.al