Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, më të dukshme në zonat malore veriore e qendrore duke rrezikuar shira afat-shkurtër.
Por pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternim të kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë zonat veriore dhe verilindore nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të përkohshëm.
Situata e motit pritet të përmirësohet në orët e vona të natës.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur pothuajse të njëjtat vlera të tyre konstante.