Pjesa e pare e ditës në Shqipëri, sipas Shërbimit Metereologjik do të jetë me vranësira të dobëta ne te gjithë territorin e vendit.
Me te dukshme vranësirat do te paraqiten ne zonat verilindore dhe juglindore te vendit. Temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje me 2 gradë C në të dy vlerat ekstremale te ditës.
Era do te fryjë mesatare si ne toke dhe ne det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, kjo do te beje qe edhe deti te jete i trazuar.
Temperaturat per sot në Tiranë parashikohen të jenë 2 deri në 13 gradë celsius.