ZZinstant

Moti/ Si do të ndryshojnë reshjet sot nga veriu në jug


               Publikuar në : 09:07 - 12/02/19 |
b.f

Moti sot do të vazhdojë të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, që do të ndikojnë në vranësira dhe shira në të gjithë territorin, por që më të dukshme do të paraqiten në jug dhe juglindje të vendit.

Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim gradual të motit duke rikthyer edhe njëherë kthjellimet në veri dhe në qendër të vendit.

Përjashtim do të bëjnë zonat jugore, të cilat do të mbeten me reshje të izoluara shiu dhe dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga -4°C në mëngjes deri në 13 °C shënon mesdita.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite në zonat bregdetare me shpejtësi deri në 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.Dl

 

 

Pas