Kthjellimet dhe vranësirat do të jenë dominante gjatë orëve të paradites, por nga pasditja dhe në vijim pritet shtim i vranësirave duke sjellë reshje të pakta shiu si fillim në zonat malore dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.