Aktualitet

Moti/ Rebeshe shiu, priten dhe reshje dëbore në këto zona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 02/04/22 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme, territori shqiptar vijon të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pjesën më të madhe të ditës, ku vranësirat do të sjellin reshje shiu të cilat herë pas here do të jenë dhe në formë rebeshi.

Reshjet e shiu mbeten më të fokusuara në zonat Veriore të vendit tonë. Pritet rishfaqje e flokëve të dëborës në zonat e thella malore. Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi dobësim të intensitetit të shirave, duke sjellë dhe momente të shkurtra me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Pas