Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në të gjithë Shqipërinë.
Më të dendura do të jenë në zonat lindore duke gjeneruar shira, të cilët në mesditë shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, herë pas-here në formë rrebeshi.
Pasditja vijon në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat malore duke lënë me mot t vranët bregdetin dhe zonën e ulët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes por dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C në zonat malore deri në 26-27°C në zonat e ulëta.
Era do fryjë mesatare në veri por e fortë në jug dhe bregdet me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë./Opinion.al