Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë.
Pasditja sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.
Më të dukshme paraqiten në ekstremin verior dhe përgjatë kufirit Lindor duke rrezikuar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa bregdeti dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C në zonat malore deri në 23°C zona e ulët dhe bregdeti.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 25-28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./Opinion.al