Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Zonat malore rrezikohen nga shira te izoluar gjatë orëve të mesditës. Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius!
Moti do të mbetet i nxehtë ndërsa mesdita në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në formën e stuhive.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 18/37°C
Zonat e ulëta 20/40°C
Zonat bregdetare 23/36°C