Shqipëria do të karakterizohet këtë të mërkurë nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore, duke gjeneruar shira të izoluara. Ndërsa pasditja do të vijojë me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 14 gradë Celsius në mëngjes dhe maksimumi 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 30 kilometra në orë në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë. /Opinion.al/