Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë prezente në territorin shqiptar, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë më të fokusuara në zonat malore, por pa rrezikuar reshje në vend.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës, me -7°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 11°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.