Paraditja do të vijojë në ndikimin e vranësirave duke gjeneruar reshje shiu, më të dukshme në zonat jugore e lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të zhvendosen në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, por një zbritje graduale sjellin orët e mesditës, duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes 2 gradë celsius, ndërsa maksimumi në mesditë 19 gradë celsius.
Era do të vijojë të fryjë mesatare, me një shpejtësi 35 kilometra në orë, në drejtimin kryesisht verilindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatiku dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 3 ballë./Opinion.al/