Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por në orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të largohen nga zona e ulët e Shqipërisë duke u drejtuar përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës, me -5°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 15°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor, duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë./Opinion.al/