Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga mot i kthjellët në të gjithë shqipërinë përjashtuar zonat malore, të cilat gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të kenë kalime vranësirash të lehta duke lënë ultësirën perëndimore në ndikimin e kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperendimor, duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 – 3 ballë./Opinion.al