Shqipëria do të vijojë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, por pjesa e dytë do të vijojë me kalime vranësirash pothuajse në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, më të dukshme në zonat verilindore dhe zonat juglindore.
Temperaturat do të luhaten nga 17-38 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/orë në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë./Opinion.al/