Territori shqiptar do të jetë me vranësira dhe reshje shiu gjate orëve të para të ditës, ku më të fokusuara shirat do të jenë në zonat jugore.
Ndërsa në zonat malore reshjet do të bien në formë dëbore. Por mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 16°C.
Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.