Në orët e para të ditës, vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje kryesisht në zonat Lindore në formë dëbore dhe reshjet e pakta të shiut mbeten në Jug të Shqipëris.
Duke filluar nga mesdita kushtet atmosferike do të përmirësohen. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me -3°C.
Vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 13°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë. /Opinion.al/