Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve në orët e para të ditës. Mesdita dhe pasditja do të rishfaqin vranësirat në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 14°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët. /Opinion.al/