Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
E Hënë, 14 Qershor 2021
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh në zonën perëndimore, në relievet malore do të ketë vranësira mesatare . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 10/24°C
Zona e ulët 13/27°C
Zona bregdetare 12/25 °C
Kosova, e Hënë, dt 14 Qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 21°C.