Për më shumë se një javë do ti themi lamtumirë ditëve me diell, pasi në gjithë territorin e Shqipërisë do të kemi reshje shiu. Ato kanë filluar që mbrëmjen e djeshme dhe do të vazhdojnë deri në fillim të javës së vjen.
Ndërkohë Prishtina është mbuluar sot nga dëbora e parë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto momente Kosova përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius.