Vjeshta tipike e reshjeve duket se do të jetë kjo e javës që presim, ndaj meteorologët këshillojnë të mos e hiqni cadrën. Ndonëse temperaturat do të ruajnë qëndrueshmërinë dhe relativisht të larta për këto ditë vjeshte duke mbetur në nivelin e 15 gradëve minimale dhe 24 gradëve maksimale, për sa i përket reshjeve duket se ato do të jenë prezente gjatë gjithë javës, me përjashtim të ditës së hënë kur mundësitë për shira janë minimale.