Vendi ynë do të dominohet nga mot i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndëkohë që pasditja pritet të sjellë një kalim të vranësirave në zonat malore. Zonat bregdetare dhe të ulëta do të mbeten në dominimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dytë të ditës. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 21°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veri-perëndimore duke sjell dallgëzim 2 ballë.