U duk sikur më në fund shiu u largua njëherë e mirë, por jo këtë fundjavë. Dita e premte dhe dita e shtunë do të jenë me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Zonat malore mund të pësojnë dhe një ulje prej gradë celsius të temperaturave. Temperatura do të jetë 33 gradë celsius në zonat e ulëta si edhe 30 gradë në zonat malore. Dita e diel do të jetë me vranësira por termometri do të shënojë 29 gradë celsius. Java e ardhshme do të risjellë përsëri të nxehtin afrikan.