Të hënën i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshjet e shiut dhe temperaturat do të bien ndjeshëm, kryesisht në mesditë. Meteorologët parashikojnë zbritje të temperaturave me 4-5 gradë. Meteorologët parashikojnë erë të fortë, duke filluar që gjatë natës së të dielës, por pasditen e së hënës era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 65 km në orë, gati në përmasat e një stuhie. Kjo do të shkaktojë dallgë të forta në det, deri në 6 ballë.