Fundjava e fundit e prillit u karakterizua nga moti i paqëndrueshëm, mes reshjeve të shiut dhe diellit. Kështu do të jenë edhe ditët në vijim.
Sipas sinoptikanëve, e hëna do të vijojë të jetë pa reshje por e marta e mërkura sjellin shira të përkohshëm, ndërsa temperaturat mbeten relativisht të ulëta, duke mos i kaluar 23-24°C deri të enjten.
Java e parë e muajit maj do të vazhdojë të karakterizohet nga vranësirat dhe reshjet e pakta./Opinion.al