Gjatë ditës së sotme moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizoteron në të gjithë vëndin, ndërsa pas mesdite priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira më të dendura në zonat malore, mundësia për shira është thuasje zero edhe në këto zona.
Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërisht i kthjellët me vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.