Moti i keq shkakton vonesa edhe në Portin e Vlorës. Një traget i linjës Brindisi-Vlorë nuk ka mbërritur në port rreth orës 07:00 të mëngjesit. Forca e dallgëve në det të hapur shkon deri në 6 ballë, duke vështirësuar lundrimin. Autoritetet portuale presin mbërritjen e tragetit rreth orës 12:00 nëse kushtet e motit nuk përkeqësohen.