Një traget nuk ka arritur të ankorohet në portin e Vlorës për shkak të motit të keq, i cili e bënë të pamundur ankorimin në kalatat e portit.
Trageti është nisur në orët e para të mëngjesit nga Brindisi, ndërsa tani ka dalë ne radë pasi era e fortë dhe dallgët nuk e lejojnë të ankorohet.
Mësohet se në traget ndodhen rreth 77 pasagjerë, të cilët kanë mbetur në mes të detit.