Te Fundit

Moti i keq, stuhia rrëzon vinçin në portin e Sarandës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 10/09/15 |
b.f

SARANDE- Reshje të dendura shiu dhe stuhi ere kanë përfshirë gjithë vendin dhe kryesisht jugun. Ashtu siç kishin paralajmëruar metereologët, stuhia shkaktoi edhe dëme. Deri mesditën e së enjtes raportohen përpos përmbytjeve në zonat e ulta edhe një incident në port. Era e fortë ka rrëzuar vincin në portin e Sarandës. Foto e tregojnë më së miri situatën atje, ku fatmirësisht nuk ka të lënfuar, por vetëm dëme materiale. Vinçi ka rënë mbi dy peshkarexha ne portin e mallrave te qytetit të Sarandës, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha. Në vendngjarje kanë mberritur forca të shumta policie, të cilat po hetojnë ngjarjen.

 

11150802_10203623994920118_8979442667470886401_n     11986325_10203623995080122_7882440020124902609_n  11990453_10203623994640111_706381334457784128_n

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas