Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ku në Vlorë ka sjellë edhe vonesa në nisjen e trageteve. Për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë, trageti i linjës Brindisi-Vlorë pritet të ankorohet në portin shqiptar me gjashtë orë vonesë.
Dallgët e detit arrijnë 7 ballë, ndërsa shpejtësia e erës shkon deri në 15 m/s. Situata pritet të jetë e tillë përgjatë të gjithë ditës, ndërsa moti i keq me një ulje të beftë të temperaturave ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës./Opinion.al