Aktualitet

Moti i keq, si paraqitet situata nga reshjet në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 17/09/22 |
Opi Nion

Moti i keq ka shkaktuar dëme në disa qarqe të vendit, ku situata më e  rënduar për momentin paraqitet në Tropojë, ku kryetari i Bashkisë ka njoftuar se dëmet janë të mëdha si pasojë e shitur të pandërprerë prej dy ditësh.

Si paraqitet situata:

Tropojë – Siç e theksuam, kreu i bashkisë Rexh Byberi, ka njoftuar se situata në bashkinë që ai drejton është emergjente si pasojë e motit të keq. Ai njoftoi se kanalizimet janë të tejmbushura, por nga gërryerjet dhe shembjet e mëdha janë në rrezik banesat e qytetarëve. “Gjendja më alarmante është në fshatin Vlad, por pothuajse në të gjithë territorin e Bashkisë përshkallëzimi po shkon drejt një katastrofe natyrore”, njoftoi Byberi i cili i bëri thirrje banorëve për kujdes të shtuar dhe solidaritet.

Situata në Tropojë

Elbasan – Në këtë qark ka rrebeshe të përkohshme shiu. Megjithatë në qytet nuk raportohen probleme. Mësohet se ka disa ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Peqin, Shezë Gjocaj dhe fshatin Gracen të Elbasanit.

Situata në Elbasan

Lushnje –Mësohet se reshjet nisën me intensitet pas orës 08:00 të mëngjesit për rreth 30 minuta. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugëve kryesore nga ujërat duke bërë të vështirë kalimin e këmbësorëve. Sipas gazetares këto rrugë bllokohen nga uji sa herë bie shi me intensitet të lartë për shkak të mungesës së rrjetit kullues. Megjithatë në këto momente reshjet janë më të pakta dhe uji është tërhequr.

Situata në Lushnje

Tiranë – Prej mëngjesit në kryeqytet kanë nisur reshjet e shiut me intensitet normal. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.

Moti në Tiranë

Lezhë – Në këtë qytet ka nisur prej disa minutash shiu. Megjithatë, nuk raportohen problematika.

Shkodër – Në Shkodër gjatë natës ka rënë shi me intensitet normal. Deri më tani nuk raportohet për problematika.

Vlorë – Në qytetin bregdetar shiu ka filluar gjatë natës. Atje nuk raportohen të ketë problematika si pasojë e motit të keq.

Situata në Vlorë

Dibër – Raportohet se atje ka nisur shiu që prej orës 08:00 të mëngjesit. Megjithatë reshjet janë normale dhe nuk ka pasur stuhi. Deri më tani nuk raportohen probleme.

Pas