Dy ditë pas përkeqësimit të motit me rrebeshe shiu dhe erë të fortë janë raportuar problemet e para. Kështu aksi rrugor Qafe Mali-Bajram Curri është bërë i pakalueshëm, pasi ka rrëshqitje gurësh dhe inertesh.
Kjo rrugë e lënë totalisht në harresë ka qenë tejet e vështirë për qarkullimin e automjeteve edhe gjatë verës, por tani me ndryshimin e motit, fshatrat e zonës mbeten totalisht të izoluar.