Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në Lushnje. Dyshohet se i ftohti ka qenë shkaku për humbjen e jetës së 52-vjeçarit Bashkim Çepa që punonte roje në një pallat. Trupi i pajetë i tij është gjetur nga familjarët e tij.
Ndërkohë, ditën e djeshme, në Sarandë, 54-vjeçari endacak Leonard Beqiri ndërroi jetë në spital. Ai u gjet në rrugë nga policia dhe u dërgua për mjekim, por nuk mundi dot të jetojë.
Gjithashtu në Durrës u gjet i vdekur dy ditë më parë një i pastrehë. Arben Sulo, 38 vjeç vdiq nga ngricat, thanë burimet policore.