Është rritur ndjeshëm niveli i lumit Vjosë gjatë mbrëmjes së sotme. Niveli ka arritur rreth 7.80 metra mbi nivelin e detit.
Kjo do të thotë se lumi është shumë pranë pikës së daljes nga shtrati, duke përmbytur edhe toka përreth.
Në fakt, disa sipërfaqe tokash janë tashmë përmbytur si në zonën e Fierit, por edhe të Vlorës. Ndërkohë, emergjencat civile dhe forcat e armatosura ndodhen në terren duke monitoruar situatën dhe duke marrë masat e nevojshme.

















