Disa lagje e rrugë të Lezhës janë përmbytur pas reshjeve të shiut që përfshiu vendin sot.
Sipas informacioneve, uji përmbyti rrugët dhe bllokoi hyrjet e pallateve duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Situata është më problematike në lagjen “Beslidhja”, ku niveli i ujit ka arritur në disa centimetra dhe njerëzit e kanë të pamundur të dalin nga banesat e tyre.