Vranësirat e shpeshta do të mbeten prezente në vendin tonë gjatë paradites, duke sjellë reshje të dendura në zonat Veriore dhe Qëndrore.
Por në Jug të Shqipërisë reshjet do të jenë më të pakta. Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi pakësim të reshjeve në të gjithë vendin duke bërë që në orët e vona të natës të ketë ndërprerje të tyre.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi sërish Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./Opinion.al