Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq/ PD përgënjeshtron Qeverinë: Ja zonat e izoluara nga bora. Merrni masa, qytetarët në vështirësi

2017/01/06 at 3:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD nis me bojkot dhe protesta në fillim të dhjetorit

Situata në vend është e rëndë, kemi zona të tëra të izoluara, rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike, deklaroi sot Partia Demokratike. Opozita jep të dhëna të ndryshme nga Qeveria për situatën në vend. “Strukturat e Partisë Demokratike kanë sjellë informacion për njësitë dhe zonat më të goditura nga moti i keq”, tha Edmond Spaho. Sipas tij qeveria është e papërgaditur dhe mungon ndërhyrja e saj në zonat e izoluara.


Puka -Eshtë një ndër bashkitë më të goditura. Rruga nacionale është pothuaj e pakalueshme për shkak të ndërhyrjes me vonesë. Sot asnjë makinë nuk ka levizur drejt Shkodrës për shkak të pasigurisë. Të gjitha njësitë administrative si Rrapë, Qelez, Luf-Qerret dhe Gjegjan janë të bllokuara totalisht dhe prej 48 orësh janë pa energji elektrike. Njësia e Gjegjanit vuan edhe mungesën totale të ujit të pijshëm. Shtabi i emergjencës nuk është mbledhur akoma.

Has- Të dhënat tona tregojnë se prej dje, i gjithë rrethi është izoluar, të gjitha rrugët janë të bllokuara, dhe nga dje nuk ka drita, as ujë të pishëm. Nuk ka asnjë ndërhyrje qeveritare për ndihma, apo për të hapur rrugët. Banorët e rrethit të Hasit e kanë të pamundur të marrin ndihmë shëndetësore. Trashësia e dëborës shkon nga 50 centimetra, deri në 1 metër në shumë zona.

Malësi e Madhe –E bllokuar, në vecanti njësia administrative e Kelmendit. Fshatrat e Vermoshit dhe Vuklës janë të izoluara. Rruga nacionale që lidh qytetin kalohet me veshtirësi dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për pastrimin e saj. Prej 3 ditësh në zonat administrative të Shkrelit, Kelmend, Kastrat nuk ka drita dhe rrugët nuk janë pastruar, dhe sot janë tërësisht të izoluara. Aktualisht gjysma e bashkisë ka mungesë të energjisë elektrike.

Kukësi –Mbi 24 orë i gjithë territori i Kukësit është pa energji elektrike. E bllokuar njesa administrative e Bushtrices, në Kalis, Gryke -Caje Ujmisht dhe nuk ka ndërhyrje në rrugen nacionale Kukes- Diber. E bllokuar rruga Kukes-Fushe-Arrez, e per pasoje janë të izoluara fshatrat e njësisë Malzi. Të bllokuara janë edhe njësitë; Shishtavec, Topojan, Zapod. Të kalueshme me veshtirësi jane Rruga e Kombit, rruga Kukes -Bicaj, dhe fshatrat e kesaj njesie janë të izoluara dhe pa drita. Spitali rajonal i Kukësit është pa drita.

Dibër- Të bllokuara nga dëbora janë të 7 njësitë administrative. Ka mungesa të pastrueseve të dëborës dhe nuk ka kripë për rrugët. Nga dje, nuk ka drita në zonat Lurë, Kala e Dodës, Fushëcimë, Selishtë. Mungesë totale të furnizimit me ujë në 18 fshatra. Problematike mbetet furnizimi me ilace dhe ushqime për zonat e bllokuara nga dëbora.

Mirditë- Kacinari, Selita, Fani dhe Oroshi janë pa drita, prej ditës së djeshme, dhe me rrugë të brendshme të bllokuara . Asnjë ndërhyrje qeveritare deri tani në këto zona.

Bulqizë- Të bllokuara nga dëbora akset e njësive administrative që lidhen me qytetin e Bulqizës. Konkretisht; Trebishtë -5 fshatra; Ostren -12 fshatra; Krastë -5 fshatra; Zecan -5 fshatra; Shupenzë -4 fshatra. Ka mungesë të borëpastrueseve dhe të furnizimit me kripë. Janë pa drita zonat e Ostrenit, Zecanit, Trebishtës.

Tropojë- Eshte e bllokuar njesia Bytyq, ku 2 mijë banorë janë të izoluar dhe prej dy ditësh pa drita. Njësia Bujan, 3 fshatra të bllokuara, dhe pa drita. Në Fierzë, disa fshatra të izoluar dhe pa energji elektrike. Në Tropojë fshat, 7 fshatra të bllokuara dhe pa drita. Njësia Margegaj është pa energji elektrike. Zona e Gashit është në errësirë prej 2 ditësh. Në Lekbibaj janë izoluar 6 fhstra dhe janë pa drita. Dëbora në Tropojë shkon nga 50 në 100 centimetra.

Shkodër- Janë bllokuar segmentet: Qafe Thore – Theth, duke izoluar tërësisht Njësinë Shalë. Eshte bllokuar segmenti Kir – Mali Shoshit – Ndreaj. Në njesinë “Rrethina”, gjysma e zonës është pa drita, nga dje. Në 5 fshatra te “Berdicës” nuk ka energji elektrike nga dita e djeshme. Në Dajc nuk ka drita prej dy ditësh. Në Shosh dhe në Shalë disa fshatra janë pa drita.

Korce- Të bllokuara rruget : Korce -Lekas , Korce -Dardhe, Korce Vithkuq. Me probleme të medha rruga Korce -Liqenas. Te bllokuara dhe pa energji elektrike pjesa me e madhe e fshatrave të njesise administrative Vithkuq , Lekas , Vokopoje.

Lezhë- Eshtë izoluar zona e Kashnjetit, dhe pothuajse të gjitha fshatrat e rrethit janë pa drita.

Mat- Pa drita zonat e Xibrit dhe Gurrës, prej ditës së djeshme. Rruga Klos Dibër nuk është hapur ende për mjetet.

Kurbin- Pa drita prej 24 orësh, gjysma e qytetit dhe të gjithë fshatrat. Ndërkohë janë krejt të izoluara fshatrat Vinjollë, Gorrnec, Livadhëz, Daul, Selitë, Shemri, Vilëz.

Krujë- Në njësinë Cudhi; të bllokura fshatrat Shkrete, Mafsheq, Cudhi Kamp, Bruz-Mal, Rranze. Pa energji elektrike fshatrat; Rranzë Bruz-Zalle Bruz-Mal.

Librazhd- Njësia Sterblevë e izoluar.

“Partia Demokratike i bën thirrje kryeministrit të zgjohet, të lërë propagandën. Njerëzve nuk i vihet në ndihmë me llafe, por me prani në terren, me hapje rrugësh, me furnizime me ushqime, ujë e medikamente, dhe energji elektrike. Partia Demokratike po monitoron në vijimësi situatën dhe do të komunikojë me publikun cdo rast që do të shërbejë për tiu gjendur pranë qytetarëve”, tha n/kryetari Spaho.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim

7 Shtator, 2025 3:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Policia bën bilancin e muajit gusht: 90 operacione, 664 persona të arrestuar

7 Shtator, 2025 2:21 pm
Para
Aksidenti tragjik i Laprakës, ja si e kujtojnë miqtë Xhenis Trebeshinën (foto)

Aksidenti tragjik i Laprakës, ja si e kujtojnë miqtë Xhenis Trebeshinën (foto)

Foto e trishtë/ Endacaku ngrin në rrugë

Foto e trishtë/ Endacaku ngrin në rrugë

Foto-galeri/ Tyga i “çmendur” pas të pasmeve të Kylie Jenner

Foto-galeri/ Tyga i “çmendur” pas të pasmeve të Kylie Jenner
















TE FUNDIT

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
7 Shtator, 2025

Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
7 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha të martën se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse pengjet do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com