Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq paralizon Veriun e Verilindjen. Bora mbi 1 metër, shumë fshatra të izoluar dhe pa energji

2017/01/06 at 10:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Moti i keq paralizon Veriun e Verilindjen. Bora mbi 1 metër, shumë fshatra të izoluar dhe pa energji

Moti i keq ka ngërthyer vendin me temperatura të ulta dhe reshje bore deri në bregdet. Situata më problematike paraqitet në veri dhe verlindje të vendit ku trashësia e borës ka shkuar deri në 1 metër e 20 centimetra. Më problematike situata paraqitet në Tropojë, Kukës, Pukë, Dibër dhe Malësinë e Madhe.


Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Emergjencat Civile japin këto të dhëna për situatën deri në orën 11:00

***

QARKU KUKËS

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të shumta dëbore me intensitet të lartë e ulje temperature. Trashësia e dëborës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale deri në 1 meter në Valbonë. Në mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar rreth 32 borëpastruese.

• Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm në Tunelin e Kalimashit. Në këtë aks punojnë 8 borëpastruese.

• Akset Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Kukës –Zapod dhe Fushe Dukagjin–Qafë Shllak janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Krumë-Qafë Prushi-Kam, e qarkullueshme pa zinxhirë.

• Në bashkinë e Bajram Currit akse të qarkullueshme me zinxhirë janë Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë dhe Dushaj–Lekbibaj, ndërsa të qarkullueshme pa zinxhirë janë Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Fierzë

• Ndërkohë të bllokuara janë Njësia Administrative Grykë-Çaj, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi.

QARKU SHKODËR

• Në të gjithë territorin e qarkut Shkodër ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Në bashkinë Shkodër dhe në njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Kelmend ka prezencë të dëborës edhe në akset lidhëse të tyre. Në këto njësi lartësia e dëborës shkon nga 70-110 cm.

• Në bashkinë Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon nga 80-100 cm. Në njësinë administrative Iballë, trashësia e dëborës shkon deri në 120 cm.

• Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal vazhdon të jetë i pakalueshëm.

• Bashkia ka kontraktuar disa subjekte, të cilat kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Prekal-Theth, por nuk po ndërhyhet për shkak të lartësisë së madhe të dëborës. Subjekti kontraktor po punon për hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.

• Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

• Aksi rrugor Pukë- Qelëz është i bllokuar, ndërkohë në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, po punojnë dy borëpastruese.

Në aksin Fushë Arrëz-Iballë dhe në segmentin Fushë Arrëz-Qafë Mali po punojnë edhe dy borëpastruese të tjera.

• Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë janë të bllokuar. Për hapjen e këtyre akseve rrugore po punojnë dy fadroma ndërsa në segmentin Tamarë-Kozhnje, po punojnë dy borëpastruese.

QARKU DIBËR

• Segmentet rrugor Muhurr-Çidhen-Lurë, Muhurr-Çidhen-Reç, Muhurr-Selishtë, Lurë-Peshkopi, Klos-Ziver, Klos-Kurçelaj dhe Klos-Gurrë e Sipërme vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ndërkohë në rrugët Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Çerenecit-Steblevë po punohet për hapjen e tyre.

• Rruga nacionale Skuraj-Burrel, është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve.

• Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, e qarkullueshme me zinxhir. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.

• Rruga Nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, e qarkullueshme me zinxhir.

• Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), e qarkullueshme me zinxhir.

• Firmat kontraktore në territorin e Qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë probleme

QARKU LEZHË

• Segmenti i Rrugës së Kombit, Rrëshen-Fan-Tunel është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë dhe po mbahet gjatë gjithë kohës në monitorim nga policia.

Firma kontraktore po punon me 7 fadroma.

Në këtë qark të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme por me zinxhirë.

QARKU KORÇË

• Në bashkinë Korçë përgjatë natës trashësia e dëborës ka arritur 15 cm.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka arritur 30 cm.

Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë- Qafë Plloçë-Pogradec, Korçë-Qarre-Ersekë, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Qafë Qarri ka ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta dhe si pasojë qarkullohet me vështirësi.

QARKU VLORË

• Në Qafën e Muzinës, Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave gjatë natës nuk ka pasur qarkullim, i cili rinisi mëngjesin e sotëm.

Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme.

QARKU ELBASAN

• Në bashkinë Librazhd për shkak të dëborës së rënë janë bllokuar rrugët rurale të fshatrave të Njësive Administrative Hotolisht dhe Polis.

Në njësinë administrative Hotolisht janë bllokuar fshatrat Frar, Dardhë dhe Qyrë, kurse në Polis, fshatrat Gure, Shpatë dhe Vilan.

• Rruga e bllokuar është Lunik-Stërblevë ku trashësia e dëborës deri në 1 metër.

Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

QARKU TIRANE

Gjatë natës ka patur rreshje bore. Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet me zinxhirë duke filluar që nga Lanabregasi. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës, për shkak të pranisë së akullit në rrugë.



Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
Video/ I kënaqur me Bebe Rexhën, DJ holandez zgjedh Dua Lipën për bashkëpunimin e radhës

Video/ I kënaqur me Bebe Rexhën, DJ holandez zgjedh Dua Lipën për bashkëpunimin e radhës

Moti i keq/ Si ngriu elektricisti në shtyllë pas 7 orësh punë në temperaturë -10 *

Moti i keq/ Si ngriu elektricisti në shtyllë pas 7 orësh punë në temperaturë -10 *

Foto/ Çudit Rama, heq të gjithë personat që ndiqte Instagram, përveç njërit

Foto/ Çudit Rama, heq të gjithë personat që ndiqte Instagram, përveç njërit
















TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com