Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë, duke shkaktuar edhe trafik.
Për shkak të motit të keq, është paralizuar qarkullimi i automjeteve në zonën e Zogut të Zi.
Qindra automjete kanë mbetur në rrugë, ndërsa drejtuesit kanë fikur makinat. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës.