Për shkak të motit të keq, prej orëve të para të mëngjesit është ndërprerë furrnizmi me energji elektrike për shkak të shiut dhe erës së fortë në 17 fshatra të Njësisë Administrative Lozhan të Bashkisë Maliq.
Pa energji kanë mbetur edhe 5 fshatra në Njësinë Administrative Pojan të Bashkisë Maliq. Në Pogradec janë pa energji për shkak të motit 12 fshatra të thellë malore në Njesine Administrative Proptisht.
Në Bashkinë e Devollit janë 3 fshatra pa energji dhe në atë të Kolonjës 2 fshatra, po ashtu ne zonat malore. Ekipet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve në zonat ku mungon energjia prej disa orësh.