Aktualitet

Moti i keq/ Ndalohet kalimi i kamionëve drejt Greqisë nga Kapshtica


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 27/02/22 |
Opi Nion

Moti i keq ka përfshirë Juglindjen e vendit duke sjellë një situatë problematike për qarkullimin e automjeteve.

Policia kufitare e Kapshticës ka njoftuar se mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të kalojnë në drejtim të Greqisë.

Lëvizja e tyre do të ndalohet edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

Po ashtu policia këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi

Duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, informojmë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), se nga autoritetet e policisë greke, në Stacionin e Policisë Kufitare  Kapshticë, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të kësaj kategorie në drejtim  të Greqisë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore.

Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me qëllim që të mos krijojnë pengesa për borëpastrueset e firmave nënkontraktore në rrugë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Pas