Aktualitet

Moti i keq/Mbetet në det trageti Brindizi-Vlorë, arrin me 6 orë vonesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:51 - 31/01/21 |
Opi Nion

Trageti që udhëtonte nga Brindizi drejt Vlorës është ankoruar në port me 6 orë vonesë si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë. Trageti parashikohej të mbërrinte në port në orën 08:30 të mëngjesit, por ai është ankoruar në 14:00.

Trageti me 160 pasagjerë  doli në Rad , në afërsi të gadishullit të Karaburunit për tu mbrojtur nga erërat e fuqishme ku qëndroi për disa orë.

Sipas pasagjerëve udhëtimi nuk ka qenë i lehtë, ndërkohë që edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë.

Përveç dallgëve edhe era e fortë ka vështirësuar ankorimin e tragetit në kohë duke bërë që ai të qëndrojë për disa orë në det./Opinion.al

Pas