Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në akset rrugore të vendit

2025/01/14 at 9:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Manteli’ i dëborës mbulon vendin/ Qarku i Shkodrës në terr, të bllokuara Dardha e Voskopoja

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë një përditësim lidhur me situatën në akset rrugore në vend, pas përkqësimit të motit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Balluku thotë se në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika, është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Ajo thotë se reshjet e dëborës në vend pothuajse kanë pushuar dhe çdo aks është i kalueshëm.

Njoftimi:

Grupet e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët, kanë qenë në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit. Në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika, është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës.

RAJONI VERIOR
Qafë Mali-Fierzë, për momentin nuk ka reshje, por ka prezencë të erës së fortë e cila e kthen dëborën në rrugë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.
Krumë – Qafë Prush, qarkullimi vijon pa probleme. Po kështu edhe në aksin Kukës – Bushtricë.

Në aksin Bogë -Theth, reshjet e dëborës janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës, e cila tashmë është e qarkullueshme me goma dimërore.
Në aksin Hani Hotit -Tamarë dhe Tamarë – Vermosh, reshjet janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës dhe qarkullimi po kryhet normalisht.

Në aksin U. Zapotit – Shishtavec, reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë.
Është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Temperatura është -9 gradë dhe trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm.
Në aksin Kukës – Krumë dhe Kukës – U. Zapotit, vazhdojnë reshjet e dëborës, shoqëruar me erë të fortë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Në aksin Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, janë ndërprerë reshjet, por ka erë të fortë dhe temperatura shumë të ulëta, deri në -12 gradë.
Vijon puna në segmentin Skuraj-Peshkopi për pastrimin dhe kriposjen e segmentit. Reshjet tashmë janë ndërprerë, por fryn erë e fortë.

RAJONI QENDOR
Gjate ditës ka vijuar puna në segmentin Fresk – Trau Dajt, në km 5 për rrëshqitjen e skarpatës. Po merren masa për pastrimin e rrugës segmenti, Trau – Teleferiku, ku ka pasur reshje dëbore.

Grupet e punës kanë punuar për pastrimin dhe kriposje. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Trau Qafë Priskë – Qafë Mollë nuk ka pasur reshje dëbore, është pastruar dhe kriposur.

Rekomandohen qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Qafë Mollë – Bizë, qarkullimi i automjeteve rekomandohet me zinxhirë.

RAJONI JUGOR
Në rrugën e Korçë-Dardhë, ka vijuar puna për pastrimin e dëborës.
Në rrugën Korçë-Voskopojë, ka vijuar puna me pastrimin dhe kriposjen.
Në aksin Korçë – Ersekë, ka prezencë ere të fortë, në mënyrë të veçantë përgjatë segmentit nga Helmësi në Mollas.

Në segmentin Ersekë- Leskovik, trashësia e dëborës varion deri në 15-20 cm. Qarkullimi i mjeteve bëhet me goma dimërore ose zinxhirë. Temperaturat minimale variojnë deri në -6.
Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës në aksin Qafë Thanë-Pogradec.

Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Defekte elektrike në qarkun e Lezhës, OSHEE punon për riparimet

Defekte elektrike në qarkun e Lezhës, OSHEE punon për riparimet

Erë e fuqishme në Fushë Arrëz, mbyllen 4 shkolla për sot

Erë e fuqishme në Fushë Arrëz, mbyllen 4 shkolla për sot

Nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura, Prokuroria Tiranë procedon për evazion fiskal firmën ‘Buzi Sport’

Nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura, Prokuroria Tiranë procedon për evazion fiskal firmën ‘Buzi Sport’

TE FUNDIT

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com