Stuhitë me reshje shiu që kanë goditur sot territorin e Shqipërisë kanë shkaktuar defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë – Fushë Arrëz.
Për pasojë Puka, Kukësi e Hasi janë pa energji. Mësohet se specialistët në terren po përpiqen që të furnizojnë me energji Kukësin përmes Ulzës.
Bëhet gjithashtu e ditur se aksi Vau Dejës-Pukë dhe Kukës-Peshkopi, kanë vështirësi në qarkullim si pasojë e shkarjes masive të inerteve
Ndërkohë mjetet e kompanisë sipërmarrëse po punojnë për rivendosjen e qarkullimit./Opinion.al