43 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Nepal, ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të humbur.
Sipas autoriteteve, për shkak të reshjeve të shumta të shiut ka pasur rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa zona të banuara.
Ndërkohë, 20 persona kanë mbtur të plagosur, ndërsa 1000 të tjerë janë shpëtuar nga zonat e përmbytura.
Rrugët dhe autostradat janë bllokuar në pjesë të ndryshme të vendit për shkak të baltës. Po ashtu, në disa zona të përmbytura është shkëputur dhe energjia elektrike.
Sipas Departamenti i meteorologjisë, moti i keq do të vijojë dhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet në Nepal janë në gatishmëri për evakuimin e banorëve nga zonat të cilat rrezikohen të përmbyten./ Opinion.al E.Xh.