Mos u gëzoni shumë, se temperaturat e gushtit nuk kanë ndërmend të zbresin më poshtë se 35 gradë.
Në terma afatmesëm, parashikohet që 10-ditëshi i dyte dhe i tretë i gushtit të jenë respektivisht rreth 5°C dhe 3°C më të freskët, referuar 10-ditëshit të parë të gushtit 2017.
Përsa i përket tablosë së reshjeve, priten kryesisht në 15-ditëshin e dytë por sasi të pakta dhe jo në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, janë krijuar kushte për shira afat-shkurtër në zonat malore dhe një pjesë të zonës së ulët në datat 8 – 9 – 10 gusht 2017.
Fundjava tjetër sjell rënie me të paktën 5ºC duke bërë që maksimumi në rang vendi të zbresë në 34 – 35º C.