Aktualitet

Moti/ Ahmetaj-qytetarëve:Institucionet në alert,shmangni lëvizjet e padomosdoshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:45 - 29/11/21 |
Opi Nion

Zvendës/ kryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan Ahmetaj.

Si pasojë e motit të keq lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati ndërsa në disa akse rrugore raportohet rënie gurësh./Opinion.al

Pas